Pozhari publikon pamjet kur Rama e paraqiti bamirës Vuçiqin, çka thotë për vizitën e Kurtit në Shqipëri

Aktuale

Pozhari publikon pamjet kur Rama e paraqiti bamirës Vuçiqin, çka thotë për vizitën e Kurtit në Shqipëri

Nga: A.Zh Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:21
Albin Kurti

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas kritikave ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për vizitën e tij të fundit në Shqipëri.

Poxhari ka thënë se Kurti shkoi në shtëpinë e tij, derisa ka kujtuar se “askujt nuk i ishte dëgjuar zëri” për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Shqipëri.

Pozhari ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, ia kishte mundësuar njeriut të regjimit që urdhëroi masakrimin e familjes Jashari të paraqitej “bamirës” para botës kur kishte vizituar zonat e prekura nga tërmeti, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Pamje kur Edi Rama ia pat mundësuar para krejt botës ta paraqesë Vuçiçin si bamirës, duke vizituar rajonet e prekura nga tërmeti.

Krejt kjo reklamë para botës qeverisë së Serbisë i pati kushtuar '100 mijë euro' ndihmë për zonat e përmbytura.

Askujt nuk iu pat dëgju zëri! Anipse 'bamirësia' vinte nga njeriu që ishte pjesë e regjimit që urdhëroi masakrimin e Adem Jasharit me familje dhe plotë të tjerëve.

Të njëjtit vjellin vner sot ndaj vizitës së Albin Kurtit pse shkoi në shtëpinë e tij, në shtëpinë e çdo shqiptari.

Zot, mos i fal se e dinë çfarë bëjnë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat