Skandali me vota, kërkohet shkarkimi i ministres Meliza Haradinaj-Stublla

Aktuale

Skandali me vota, kërkohet shkarkimi i ministres Meliza Haradinaj-Stublla

Nga: A.Zh Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:31
Meliza Haradinaj-Stublla

Pas akuzave për manipulim votash brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar shkarkimi i ministres së Jashtme në detyrë Meliza Haradinaj-Stublla.

Kjo e fundit është akuzuar nga dy kandidate të AAK-së, për vjedhje votash.

Shkarkimin e saj mbrëmë e ka kërkuar Naim Murseli, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Murseli ka thënë se akuzat për manipulim votash brenda AAK-së ndaj Haradinaj-Stubllës, janë të rënda.

“Kryeministri në detyrë Hoti, duhet me efekt të menjëhershëm, të shkarkojë Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është përsëri në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për manipulim të votave në QNR. Akuzat brenda AAK-së janë të rënda dhe kjo për faktin së provat flasin kundër saj. Drejtësia të funksionon edhe kur bëhet fjalë për një ministre!”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Shkarkim të kryediplomates në detyrë po kërkon edhe analisti politik Faton Mehmeti.

“Dullë..hala nuk e ke shkarku Melizën a?!”, ka shkruar ai një një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat