Ambasadorja e Kosovës në Izrael merr vaksinën anti-COVID

Aktuale

Ambasadorja e Kosovës në Izrael merr vaksinën anti-COVID

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:11
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital në Izrael.

Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj, ka njoftuar vet ajo në Twitter.

“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot, në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.

Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia firmosën marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, ku pjesë e saj ishte edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Ndërkohë, Izraeli ka ecur përpara me fushatën e vaksinimit. Mbi 52% e popullsisë ka marrë një dozë dhe pothuajse 40% kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat