Zgjedhjet në LDK, Kryeziu ka një porosi për Qunin, Abdixhikun dhe Hazirin

Aktuale

Zgjedhjet në LDK, Kryeziu ka një porosi për Qunin, Abdixhikun dhe Hazirin

Nga: A.Morina Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryeziu kërkoi nga kandidatët për postin e kryetarit të LDK-së, Haziri, Abdixhiku apo Quni të prezantojnë dhe te zhvillojnë një garë programore mes tyre.

“Nuk është i mjaftueshëm investimi në personalitet e vota, por vizioni se si mund ta nxjerrin LDK-në nga klientelizmi, ideologjia dhe të dalin mbi personalitetin e liderit. LDK-ja duhet të dalë nga vetvetja, me një vizion drejtë një partie programatike”, shkroi Kryezi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rezultatet zgjedhore nuk duhet t`i lexojmë në një kuptim të kufizuar, ndryshimi i pushtetit. Ato duhet lexuar ne dimension të kërkesave qytetare, reformim i partive, administratës publike dhe vlerave qeverisëse. Duhet të trajtohen si shkëputje edhe projektim i zhvillimit demokratik.

Për të arritur afër këtij projeksioni, mundemi nëse mënjanojmë dhe zhvlerësojnë tiparet e partive klientaliste, ideologjike, të ndërtuara mbi personalitetin e liderit dhe vijmë deri te reformimi i skenës partiake të orientuar drejtë partive programatike. Këtë duhet ta kërkojmë, iniciojmë edhe promovojmë jo vetëm nga strukturat e anëtarësis, por mediat dhe gjithandej.

Haziri, Abdixhiku apo Quni secili nga kandidatet të cilët do garojnë ne zgjedhjet e LDK-se me 14 shkurt, ju bie përgjegjësi edhe do duhej ta bëjnë hapin e parë. Ata duhet të prezantojnë dhe te zhvillojnë një garë programore mes tyre. Nuk është i mjaftueshëm investimi ne personalitet e vota, por vizioni se si mund ta nxjerrin LDK-në nga klientalizmi, ideologjia dhe të dalin mbi personalitetin e liderit. LDK-ja duhet te dale nga vetvetja, me një vizion drejtë një partie programatike.

Përndryshe, ujin mund ta pish nga mesi apo skaji i secilit oqean, por ai e ka shijen e njëjtë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat