Mësohet gjendja e njërit nga personat e sulmuar dje, në tentim-grabitjen e parave

Aktuale

Mësohet gjendja e njërit nga personat e sulmuar dje, në tentim-grabitjen e parave

Nga: H.O. Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ilir Krasniqi dje ka është sulmuar bashkë me kolegun e tij të punës derisa ishin duke bartur paratë e ProCredit Bank. Ata janë sulmuar në afërsi të liqenit të Badovcit.

Mirëpo, burime të ‘Bota sot’ bëjnë të ditur se Ilir Krasniqi i është nënshtruar operacionit dhe e ka kaluar mirë operacionin.

Të njëjtat burime bëjnë më dije se ai është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ndryshe, ngjarja kishte ndodhur dje, një tentim-grabitje e armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, lajm të cilin më pas e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga ku kishin mbetur të plagosur dy punëtorë sigurimi./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat