Ja në cilën ditë Lutfi Haziri e shpallë zyrtarisht kandidaturën për kreun e LDK-së

Aktuale

Ja në cilën ditë Lutfi Haziri e shpallë zyrtarisht kandidaturën për kreun e LDK-së

Nga: N.Sh Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:23
Lutfi Haziri

Dega e LDK-së në Gjilan, ka njoftuar ditë se kur Lutfi Haziri do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për kreun e LDK-së.

Sipas njoftimit të kësaj dege, Haziri të mërkurën në ora 13 do ta shpallë kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror”, njofton dega e LDK-së në Gjilan.

Ndryshe, kandidat për kreun e LDK-së përveç Hazirit janë edhe Anton Quni e Lumir Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat