Pesë pacientë me Covid-19 po trajtohen në Intensivë, Zhuti: Po pranojmë numër enorm të të prekurve

Aktuale

Pesë pacientë me Covid-19 po trajtohen në Intensivë, Zhuti: Po pranojmë numër enorm të të prekurve

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Në intensiven e Klinikës Infektive për momentin janë duke u trajtuar pesë pacientë me Covid-19, ka thënë doktoresha Jehona Zhuti.

Ajo ka thënë se në këtë klinikë kapaciteti është deri në gjatë persona për trajtim dhe se janë duke bërë të pamundurën për trajtimin e pacientëve.

“Në intensiven e Klinikës Infektive momentalisht janë pesë pacientë që janë të shtruar. Fatkeqësisht kapaciteti është deri në gjashtë për shkak që është një mjekim intenziv i vogël në krahasim me mjekimin intensiv qendrore të QKUK-së. Janë në gjendje të rëndë, por jemi duke e bërë të pamundurën si staf për shkak se është kënaqësi që jam pjesë të stafit të mjekimit intensiv të Klinikës Infektive. Është duke u bërë një punë enorme nga ana e tyre, duke u dhënë maksimumi me ato mjete që i kemi” është shprehur ajo.

Poashtu Zhuti ka thënë në një intervistë për media se rritja e numrit të rasteve po e ngarkon Klinikën Infektive.

“Rritja e numrit të rasteve faktikisht po e ngarkon Klinikën Infektive dhe mund të them se në atë rolin e specializantes pasiqë unë nuk jam njeriu më kompetent për të folur në emër të Klinikës Infektive, por mund të them se është një gjendje mjaftë e rënduar edhe faktikisht gati jemi të stërmbushur me pacient. Kështu që nuk është një situatë e mirë, e këndshme marrë parasysh edhe prej ambullatës së pranimit ku po kemi numër enorm të njerëzve që po paraqiten me Covid. Plus që edhe numrat çdo ditë që po reflektohen, po i afrohemi 600 e nuk jemi duke rënë. Është një situatë goxha alarmuese” ka përfunduar Zhuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat