Gashi: Me mashtrime nuk mund të ekzistojnë institucionet ndërkombëtare

Aktuale

Gashi: Me mashtrime nuk mund të ekzistojnë institucionet ndërkombëtare

Më: 10 mars 2021 Në ora: 00:32
Tomë Gashi

Juristi, Tom Gashi, ka deklaruar se me dorëzimin e padisë ndaj Dik Martit në Zvicër e Bruksel nis fillimi që mund të na drejtojë në rrugë të mbarë që të zbardhen të pavërtetat e nisura prej tij.

 Ai u shpreh se nuk pretendon që mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, por se mund të jetë një fillim i efekteve të ardhshme.

“Provat i ka vet Gjykata Speciale, e cila e ka raportin e prokurorit Klint Uillianson, se ai e demanton raportin e Dik Martit”.

“Të gjitha provat i kanë ata, i kemi dërguar kërkesën dhe e kanë për obligim ta dërgojnë këtë raport, se gjithçka ka qenë e rrejshme dhe për këtë shkak i kemi 7 pjesëtarë të UÇK-së që janë në Hagë”.

“Janë epiloge të paparashikueshme tani për tani, nuk pretendoj qe mund t’i zgjidhi këto probleme”.

“Problemi është shumë më i madh se zbërthimi me një padi penale ose civile. Mendoj që tani është një fillim që mund të na drejtojë në punë të mbarë, se realisht pesha është e institucioneve dhe jo e individit si unë. Janë vonuar qëllimisht institucionet e Shqipërisë se ata kanë pasur njohuri”.

“Mund të jetë një fillim i efekteve të ardhshme që do duhet të trasojë një rrugë e mbarë”.

“Ne kërkojmë prej Gjykatës Speciale që të na dërgojë raportin e prokurorit amerikan, Klint Uilliamson. Nëse nuk na dërgojnë, prapë se prapë paditë do të dërgohen në Bruksel dhe Zvicër, por pesha kryesore sërish bie në organet kompetente të Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Pikënisja e akuzave është e rrejshme prej Dik Martit dhe pastaj Këshilli i Evropës kërkoi që të hetohen këto pretendime. Me mashtrime nuk mund të ekzistojnë këto institucione ndërkombëtare”, deklaroi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat