Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi zgjedhën anëtarë të KGJK-së nga radhët e Gjykatës Supreme

Aktuale

Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi zgjedhën anëtarë të KGJK-së nga radhët e Gjykatës Supreme

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:53
Ilustrim

Gjyqtarët Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi, janë zgjedhur anëtar të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e Gjykatës Supreme.

Nga 30 gjyqtarët me të drejtë vote, 28 gjyqtarë të Gjykatës Supreme votuan. Nga këta, gjyqtari Zogaj mori 23 vota kurse gjyqtarja Ibrahimi mori 18 vota, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në garë ishin edhe gjyqtaret, Djellza Hoxha, Hajrie Shala, Sahit Sylejmani dhe Shkelëzen Sylaj, mirëpo të njëjtit nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme për tu zgjedhur anëtarë të KGJK-së.

Zgjedhja e anëtareve të rinj të KGJK-së nga radhët e Supremes, vjen pasi që anëtareve të kaluar, gjyqtares Manushe Karaçi dhe gjyqtarit Muhamet Rexha u ka përfunduar mandati në KGJK, në fillim të muajit mars 2021.

Anëtarët e rinj të KGJK-së kanë mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat