Konjufca: S’ka vend për festë, zgjidhja e problemeve në drejtësi, arsim, ekonomi nuk janë aspak të lehta për LVV-në

Aktuale

Konjufca: S’ka vend për festë, zgjidhja e problemeve në drejtësi, arsim, ekonomi nuk janë aspak të lehta për LVV-në

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:44
Glauk Konjufca

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca ka folur për situatën pas zgjedhore në Kosovë.

Konjufca ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes duhet të merret me shumë modesti dhe nuk ka shumë hapësira për festë.

“Fitorja e Vetëvendosjes duhet të merret pa ndonjë mburrje dhe me shumë modesti sepse nuk jemi në kohë feste edhe në kuptimin global. Covidi është duke bërë kërdinë edhe në Kosovë duke çrregulluar jetën shoqërore si në aspektin e humbjes së jetës njerëzve ashtu edhe në atë ekonomik”, tha anëtari i Kryesisë së LVV-së.

Konjufca thotë se qeverisjen e presin problem shumë të mëdha.

“Problemet në drejtësi, arsim si dhe ekonomi nuk na lënë vend për me u mburrë dhe me pranua këtë fitore me “fodullëk”. Ne duhet të jemi në nivel të përgjegjësisë dhe të kuptojmë thellësinë e problemeve reale që kemi. Zgjidhja e këtyre problemeve nuk është aspak e lehtë për Vetëvendosjen”.

Njeriu i dytë më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit thotë se dikush tjetër një fitore të tillë do të kishte shfrytëzuar për të fituar tenderë.

“Dikush tjetër nëse do të kishte fituar 50% të votave do të ishte gëzuar mjaft shumë dhe i kishte mjaftuar festa për shkak të tenderëve që do të fitonte më pas, por dikush që e merr këtë punë me përgjegjësi dhe me nder, nuk ka kohë për t’u gëzuar fare”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat