Berisha: Populli mendon që Kurti ka me shpërnda banesa, unë nuk i besoj

Aktuale

Berisha: Populli mendon që Kurti ka me shpërnda banesa, unë nuk i besoj

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:26
Bekë Berisha

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Berisha ka thënë se Albin Kurtin me e lënë një vit me punu, rrëzohet vetë.

“Tamam puna Albini me thanë ‘unë jam Jugosllavia, unë jam komunist’. Me bë fëmijë në Jugosllavi i kanë shpërbly. Populli po mendon që ky ka me shpërnda banesa. Unë nuk besoj në këso”, tha Berisha.

Kujtojmë se mes tjerash, gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka premtuar pushim të lehonisë për të dy prindërit 12 muaj dhe nënave të papuna nga 250 në 6 muajt e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat