Muharrem Nitaj anulon konkursin për zgjedhjen e kryeshefit të Infrakosit, ia lë në dorë Qeverisë së re

Aktuale

Muharrem Nitaj anulon konkursin për zgjedhjen e kryeshefit të Infrakosit, ia lë në dorë Qeverisë së re

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:48
Muharrem Nitaj

Ministri në detyre i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj,  ka kërkuar nga bordi i Infrakosit që të pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të kësaj ndërmarrje.

Kjo më arsyeje se nuk janë zbatuar kriteret e konkursit.

“Pavarësisht se unë si Ministër e në cilësinë e aksionarit të Infrakos-it, me shkresë zyrtare qysh dje kam kërkuar nga bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje”, ka deklaruar ai.

Këto procedura Nitaj i ka lënë në dorë Qeverisë së re.

“E kam vlerësuar se zgjedhja e bordeve të reja duhet të jetë në diskrecionin e Qeverisë së re. Por kjo nuk nënkupton që bordet e përkohshme që janë në ditët e fundit të tyre, mund të bëjnë përzgjedhjen e ngutshme të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, madje edhe duke shkelur rregullat e konkursit, e shpesh edhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur me kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it”, ka thënë Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat