Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për verifikimin dhe numërimin e rreth 9 mijë votave të diasporës

Aktuale

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për verifikimin dhe numërimin e rreth 9 mijë votave të diasporës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:50
VV

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të ushtruara kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilën kishte kërkuar që të verifikohen dhe numërohen 9.748 vota të ardhura prej jashtë vendit me postë.

Ndërkaq, në vendimin e PZAP-së, thuhej: “Refuzohet i pa bazuar apeli Anr.760/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cili kërkon që të urdhërohet KQZ-ja, ti verifikoi dhe ti numëroj 9.748 pako me fletëvotime të ardhura prej jashtë vendit të dorëzuara në postën nr.6, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë”.

Ndryshe, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 (e refuzuar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat