Tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut

Aktuale

Tha se nuk i tregoi që do të kandidojë për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Lumir Abdixhikut

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:46
Besian Mustafa

Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.

Mustafa në DPT te Fidani tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.

“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.

Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.

“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat