“Kam respekt të jashtëzakonshëm për të”, Armend Muja reagon pas deklaratës së zyrtarit amerikan për Albin Kurtin

Aktuale

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për të”, Armend Muja reagon pas deklaratës së zyrtarit amerikan për Albin Kurtin

Nga: A.Zh Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:10
Armend Muja dhe Albin Kurti

Zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka folur për raportet me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ka respekt të jashtëzakonshëm për Kurtin dhe se e njeh atë qe një kohë të gjatë.

Sipas Palmerit, lideri i VV-së i vë interesat e Kosovës mbi të gjitha.

Palmer ka thënë se ish i dërguari special për dialogun Richard Grenell, nuk e përfaqëson më qeverinë amerikane.

Deklaratën e Palmerit për Kurtin, e ka shpërndarë në Facebook deputeti i konfirmuar i VV-së Armend Muja, përcjell Bota sot.

Postimi i Mujës:

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të ShBA, Mat Palmer: ‘Kemi pasur marrëdhënie të mirë me Kurtin kur ishte kryeministër më parë. E njoh Albin Kurtin kohë të gjatë. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Sigurisht mendoj që ai vë interesat në të mirë të Kosovës mbi të gjitha dhe mirëpres mundësinë të punoj me të dhe qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta. Grenell nuk përfaqëson qeverinë Amerikane’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat