Kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit.
Bahtiri paralajmëroi se zyrtarizimi i Albin Kurtit si kryeministër do të bëhet vetëm pas pak ditësh.
“Rezultatet e fitores më të madhe në Kosovën e pasluftës u certifikuan sot, duke i hapur rrugë edhe zyrtarizimit të Albin Kurtit kryeministër pas pak ditësh”, shkroi Bahtiri në Facebook, përcjell "Bota sot"
Postimi i plotë
Rezultatet e fitores më të madhe në Kosovën e pasluftës u certifikuan sot, duke i hapur rrugë edhe zyrtarizimit të Albin Kurtit Kryeministër pas pak ditësh.
Kjo nuk është vetëm fitore e Lëvizjes VETEVËVENDOSJE, por ështe fitore e gjithë Kosovës. Së bashku me pranverën, po vijnë edhe ditët e mira që do të zgjasin për dekada.
Urime Kosovë!
Urime Albin!
Urime anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
AB