Haradinaj-Stublla zbulon gënjeshtrën e MPJD-së në lidhje me inaugurimin e Ambasadës në Jerusalem

Aktuale

Haradinaj-Stublla zbulon gënjeshtrën e MPJD-së në lidhje me inaugurimin e Ambasadës në Jerusalem

Nga: A.Morina Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:31
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar përsëri pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kësaj radhe, Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Tahirit, ministrit në detyrë të MPJD se nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim e ambasadës. Ajo tha se kjo është një gënjeshtër e pastër.

“E vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror” shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim.

E vërteta është që NUK kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror.

Kaq për tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat