Onkologu Ekrem Hyseni më shumë vota në Podujevë se Agim Veliu

Aktuale

Onkologu Ekrem Hyseni më shumë vota në Podujevë se Agim Veliu

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:43
Ekrem Hyseni

Agim Veliu, që udhëheq me degën e Lidhjes Demokratike në Podujevë, ka marr më pak vota se sa kandidati tjetër për deputet nga ky qytet, Ekrem Hyseni.

Hyseni ka 300 vota më shumë se Agim Veliu në Podujevë, gjegjësisht 5900 vota, ndërsa Veliu 5600 vota.

Hyseni që është onkolog me profesion, është deputeti më i votuar në Podujevë, mirëpo ai nuk arriti të bëhej pjesë e Kuvendit të Kosovës për pak vota, e në vend të tij hyri Driton Selmanaj.

Ekrem Hyseni në zgjedhjet e kaluara në Podujevë kishte marr 8 mijë e 286 vota, ndërsa në gjithë Kosovën 13,605 vota.

Kujtojmë se nga kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës që u mbajt më 14 mars kryetar u zgjodh, Lumir Abdixhiku, pas dorëheqjes së Isa Mustafës, që udhëhoqi këtë parti për 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat