Ambasadorja e Kosovës ne Izrael, Ines Demiri: Hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, akt historik

Aktuale

Ambasadorja e Kosovës ne Izrael, Ines Demiri: Hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, akt historik

Më: 15 mars 2021 Në ora: 15:38
Ines Demiri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka njoftuar dje se është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem. Ambasadorja Ines Demiri, është shprehur e gëzuar Le Canton27.ch me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Kosovës. Demiri tha se “është nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”.

Se si e ka pritur hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës dje në Jerusalem të Izraelit dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe shqiptarët, ambasadorja Ines Demiri është përgjigjur se “Njohja e vendit tonë nga Izraeli ka hapur një horizont të ri për Republikën e Kosovës dhe është një veprim i rëndësishëm, madje historik për perspektivën e vendit tonë që vazhdon konsolidimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, edhe hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës sot në Izrael është një lajm padyshim shumë i mirë, madje që mund të themi se është ky lajmi më i mirë për këtë vit, që do të thosha një dëshmi e marrëdhënieve dhe miqësie së mirë dhe kahershme mes dy popujve të lashtë, shqiptarëve dhe hebrejve. Për mua personalisht, për karrierën time është një nder i madh historik si ambasadore e parë e një vendi mik. Jam e privilegjuar dhe natyrisht krenare!..”

Ndryshe, Le Canton27.ch ka mësuar se sot në ambasadën e Kosovës në Jerusalem do të mbahet një ceremoni, pritje kjo e 20 personash (për shkak të pandemisë) me rastin e hapjes së ambasadës ku do të marrin pjesë autoritetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit për të uruar ambasadoren e re znj.Demiri dhe për të nisur bashkëpunimin. Kurse mysafireve në këtë ceremoni, ditë feste, do t’ju drejtohet me një fjalim ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, znj.Ines Demiri.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka pasur jehonë të madhe, pos ne mediat shqiptare edhe në ne ato izraelite dhe botërore. Kështu gazeta e njohur izraelite sikur “The Jerusalem Post” ashtu edhe Ynet.co.il japin lajmin e parë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem me shkrimin e titulluar: Ambasada e tretë në Jerusalem: Kosova përuron ambasadën e parë në Izrael e cila në vazhdim ka shkruar se «Shteti mysliman, i cili vendosi marrëdhënie me Izraelin përmes zoom, hapi dyert e misionit të parë në vend – pasi bisedimet filluan pas një marrëveshje ekonomike me Serbinë.

Ines Demiri ka karrierë dhe përvojë të mirë diplomatike në Evropë dhe SHBA. Ajo sa ka përfunduar mandantin (2016-2021) në konsullatën e Kosovës në New York.

Për fund do shtuar se ambasadorja Ines Demiri është nga Prizeni, nënë e dy fëmijëve. Studimet dhe fakultetin e gjuhës angleze dhe master për marrëdhënie ndërkombëtare për diplomaci ka mbaruar ne Turqi, Izrael dhe Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat