Me 22 mars seanca konstituive, Nagavci tregon a i ka Vetëvendosje votat për formimin e Qeverisë

Aktuale

Me 22 mars seanca konstituive, Nagavci tregon a i ka Vetëvendosje votat për formimin e Qeverisë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 06:07
Arbërie Nagavci

(E plotësuar 10:05) - Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është miratuar kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më date 22 mars.

“U vendos sipas propozimit të u.d. Vjosa Osmanit që seanca të mbahet me datë 22 mars në ora 10”, tha ajo, duke shtuar se nuk kishte asnjë kundӕrshtim për këtë çështje.

E pyetur se kur mund të formohet qeveria, ajo nuk ka dhënë një date se kur mund të ndodhë, por ka deklaruar se do të bëhet shumë shpejt.

“Votimi i qeverisë do të bëhet shpejtë se Lëvizja i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur qeverinë. Është shumë e rëndësishme për interesin e vendit që të konstituohen institucionet e vendit dhe të vazhdohet me punë”, tha Nagavci.

Ajo është pyetur nëse do të emërohet kryetare e Kuvendit, por nuk e ka pohuar e as mohuar këtë gjë.

“Në VV jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, unë dhe kolegët e mi do të jemi aty ku mund të kontriubojme më shumë”, tha ajo.

Kryesia vendos për seancën konstituive, Nagavci tregon datën

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Para mediave, Nagavci ka thënë se seanca konstituive do të mbahet të hënën.

“U vendos sipas propozimit të u.d të presidentit që seanca të mbahet me datë 22 mars, të hënën në ora 10:00. U diskutua edhe për çështje teknike siç është vendosja e deputetëve në seancë, e përgatitjes së seancës. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim”, ka thënë ajo.

***

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Aty do të diskutohet mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë mbledhje do të propozohet që seanca konstituive të mbahet më 22 mars.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që është edhe Ushtruese e Detyrës së Presidentit, ka ftuar për sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

***
Mbledhja e Kryesisë do te mbahet me kryetarët e partive parlamentare në të cilën do të diskutohet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo ftesë vjen pas takimeve që sot mbajti ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti me dy përfaqësues të partive politike, të Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Po dje Presidentja Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars e hënë seancën konstituive të Legjislaturës VIII  të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat