Vetëvendosje i reagon PDK-së për akuzat ndaj Vjosa Osmanit duke publikuar këto pamje

Aktuale

Vetëvendosje i reagon PDK-së për akuzat ndaj Vjosa Osmanit duke publikuar këto pamje

Nga: D.RR Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:50
Vetëvendosje

Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikuar videon nga momenti i vrasjes së Agon Tetajt në vitin 2018, vrasësi i të cilit mund të marrë një dënim të lehtë nga prokuroria, gjë që u cilësua si kapje e sistemit të drejtëisë.

Gjatë ditës së djeshme është bërë rikualifikimi i veprës në rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj nga Deçani, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia.

E Manxhuka ka publikuar videon nga momenti i vrasjes, teksa ka thënë që këto raste duhet treguar atyre që akuzojnë dikë duke thënë se Kosova nuk është vetëm zi, duke ju referuar akuzave të PDK-së drejtuar Vjosa Osmanit.

Postimi i tij:

Keso rastesh duhet treguar atyre qe akuzojne dike duke thene qe Kosova nuk eshte vetem zi. Kjo eshte pertej te zezes. Sistem i korruptuar, drejtesi e kapur tmerresisht nga te fortet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat