Qytetarët po infektohen për të tretën herë me COVID-19, MSH-ja nuk ka të dhëna

Aktuale

Qytetarët po infektohen për të tretën herë me COVID-19, MSH-ja nuk ka të dhëna

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Po vazhdon numri i rasteve të riinfektimeve me COVID-19 në vendin tonë. Edhe pse nuk dihet saktësish sa është ky numër në Ministrinë e Shëndetësisë kanë konfirmuar se ka raste të riinfektimit.

Mirëpo se a po ndodh një infektim i qytetarëve me koronavirus për herë të tretë në vendin tonë, nga MSH nuk e kanë sqaruar saktësisht.

Sipas mediave një person, është infektuar për herë të tret më këtë virus. Ai në të tria tastet, në periudha të ndryshme,  është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

“Në herën e parë ai është njoftua nga IKSHPK përmes telefonit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa në dy herët e tjera, ai është konfirmuar pozitiv me COVID-19 në dy laboratore të ndryshme private”, ka thënë ky qytetar.

Nga MSH thuhet se ka disa raste të riinfektimeve që janë evidentuar, duke mos saktësuar nëse bëhet fjalë për infektim për herë të tretë.

“Ka disa raste të  riinfektimeve që i kanë evidentuar klinicistet”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.

Po ashtu nga zyra për media e MSH-së kanë thënë secili rast që diagnostikohet me COVID-19 me PCR -test apo me Antigjen rapid test, futet në evidencat e IKSHPK-së.

“Secili qytetar që konfirmohet që  është ri-infektuar me COVID-19, e deklaron në anamnezën e tij mjekësore ketë fakt. Secili rast që diagnostikohet me COVID-19 me PCR -test apo me Antigjen rapid test, futet në evidencat e IKSHPK-se dhe në përpunimin e të dhënave, mund të nxirren rastet e riinfektimeve me COVID”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.

Sipas studimeve, shumica e njerëzve që kanë pasur COVID-19 janë mbrojtur nga ri-infektimi për të paktën gjashtë muaj.

Kujtojmë se derisa tashmë në botë kanë filluar të përhapen mutacione të reja të COVID-19, ndërsa janë shfaqen dyshime se riinfektimi i qytetarëve do të jetë edhe më i lehtë.

Ndërkohë, në Kosovë muaj me parë janë konfirmuar zyrtarisht tre raste pozitive me variantin e ri anglez të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat