Ramush Haradinaj paralajmëron befasi të tjera pasi vëllai i tij po kandidon për të parin e Prishtinës

Aktuale

Ramush Haradinaj paralajmëron befasi të tjera pasi vëllai i tij po kandidon për të parin e Prishtinës

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:04
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e vëllait të tij, Daut Haradinaj për të parin e Prishtinës.

Teksa foli për kandidaturën e tij, Haradinaj tha se do të vazhdojnë me befasi edhe për komunat e tjera të Kosovës.

“Mas shumti ka probleme në kryeqytete, këto probleme kërkojnë një qasje të guximshme…Do të vazhdojmë edhe me befasi për komunat e tjera në Kosovë”, tha Haradinaj në Debat Plus.

“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm, ka gatishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga plot njerëz”, shtoi Haradinaj.

I pari i AAK-së përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës është Daut Haradinaj, ku tha se me këtë kandidaturë është konfirmuar respekti i AAK’së për kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat