Sigurohen 500 doza të vaksinës anti-COVID në Kukës për punonjësit shëndetësorë të Kosovës

Aktuale

Sigurohen 500 doza të vaksinës anti-COVID në Kukës për punonjësit shëndetësorë të Kosovës

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se ka siguruar vaksinat e para për punëtoret shëndetësorë të Kosovës që do t’i marrin në Kukës, ka njoftuar kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Syla thotë se janë 500 doza të vaksinave dhe se kanë filluar tashmë t’i përpilojnë listat me punëtorët që do t’i marrin këto doza.

“Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat, kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me COVID-19”, ka shkruar në Facebook.

Syla të premten thotë se do të diskutojë në Tiranë detajet teknike për realizimin e këtij procesi.

Transporti për punonjësit deri në Kukës, do të organizohet nga Federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat