Kurti e Sanduloviç i shkruajnë letër Bidenit, kërkojnë gjykim për kriminelin Aleksandër Vuçiq

Aktuale

Kurti e Sanduloviç i shkruajnë letër Bidenit, kërkojnë gjykim për kriminelin Aleksandër Vuçiq

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:45
Joe Biden

Një letër i është nisur presidentit amerikan Joe Biden nga kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti dhe kryetari i Republikanëve serb, Nikola Sanduloviç.

Në këtë letër, Kurti e Sanduloviç kërkojnë që të gjykohet presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë i bëjnë thirrje SHBA, presidentit Biden dhe BE të dërgojë para drejtësisë në Hagë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për nxitje lufte dhe krime ndaj Shqiptarëve, Kroatëve dhe Boshnjakëve”, shkruajnë në letrën e tyre kryetarët e dy partive Republikanë në Kosovë e Serbi.

Këtu është letra e plotë:

To President of the United State

Mr. Joe Biden

The White House

1600 Pennsylvania Ave NW

Washington, DC 20500

Partia Republikane e Kosovës dhe kryetari i saj Faton Kurti, si dhe Partia Republikane e Serbisë me kryetarin e saj Nikola Sandulovic, kërkojnë gjykimin e Aleksandër Vuçiç për nxitje lufte dhe krime ndaj njerëzimit.

Gjatë luftës në Ballkan, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Vuçiç ishte shef i propagandës së luftës për "Kasapin e Ballkanit" - Millosheviq!

Vuçiç (sipas informacioneve të verifikuara) edhe vetë ka marrë pjesë në sulmet e armatosura ndaj civilëve në Bosnje.

Sot ky kriminel lufte është president i Serbisë, një pozitë që e ka fituar me vjedhje dhe manipulim votash.

Tashmë Serbia është jo vetëm një shtet totalitar pa opozitë në Parlament, por edhe një shtet krejtësisht i kapur nga qeveria e Vuçiçit, ku shumica e qeveritarëve kanë qenë të përfshirë në masakra ndaj popullatës civile në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Me Vuçiçin president në Serbi, nuk do të ketë kurrë marrëveshje të qëndrueshme dhe paqe në rajon, ndonëse Vuçiç është përpjekur prej shumë vitesh të lustrojë imazhin e tij duke u hequr si tolerant dhe politikan i paqes.

Koncepti i qeverisë serbe me Vuçiçin në krye është hapja e një lufte të re në Ballkan, sepse "brandi i tyre është kriza".

Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë i bëjnë thirrje SHBA, presidentit Biden dhe BE të dërgojë para drejtësisë në Hagë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për nxitje lufte dhe krime ndaj Shqiptarëve, Kroatëve dhe Boshnjakëve.

To President of the United State

Mr. Joe Biden

The White House

1600 Pennsylvania Ave NW

Washington, DC 20500

Dear Mr. President:

The Republican Party of Kosovo and its chairman Faton Kurti, as well as the Republican Party of Serbia with its chairman Nikola Sandulovic, demand the trial of Aleksandar Vucic for inciting war and crimes against humanity.

During the war in the Balkans, Slovenia, Croatia, Bosnia and Kosovo, Vucic was the head of war propaganda for the "Balkan Butcher" - Milosevic! Vucic (according to verified information) himself took part in the armed attacks on civilians in Bosnia. Today, this war criminal is the president of Serbia, a position he won by stealing and manipulating votes.

Serbia is now not only a totalitarian state without opposition in Parliament, but also a state completely captured by the Vucic government where most of the rulers have been involved in massacres of the civilian population in Kosovo, Bosnia and Croatia.

With Vuçiç, as president in Serbia, there will never be a lasting agreement and peace in the region, although Vuçiç has tried for many years to polish his image by removing himself as a tolerant and peace politician.

The concept of the Serbian government with president Vucic want to cause a new war in the Balkans, because "their brand is the crisis".

The Republicans of Kosovo and Serbia call on the US, President Biden and the EU to bring to justice in the Hague the President of Serbia, Aleksandar Vucic, for inciting war and crimes against Albanians, Croats and Bosniaks.

Faton Kurti

Kryetar i Republikanëve të Kosovës

Nikola Sandulovic

Kryetar i Republikanëve të Serbisë

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat