Mbi 20 vota mori më shumë Sllavko Simiq sesa Glauk Konjufca, ky është reagimi i ashpër i Krenar Shalës

Aktuale

Mbi 20 vota mori më shumë Sllavko Simiq sesa Glauk Konjufca, ky është reagimi i ashpër i Krenar Shalës

Nga: N.Sh Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:19
Sllavko Simiq

Analisti politik, Krenar Shala ka reaguar pas votave që mori Sllavko Simiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai mori gjithsej 91 vota, kurse Glauk Konjufca mori vetëm 69 si kryetar i Kuvendit.

E kjo ka bërë që Shala të reagoj duke i akuzuar deputetët.

“Qe çka është politika e vjetër. Shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, pa problem, nëse nuk e bojnë kuorumin për Vjosën presidente”, shkruan ndër tjera ai në një postim në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Sllavko Simiq, nga Lista Serbe, i morri 91 vota si nënkryetar i kuvendit. Glauku, si kryetar, i morri 69 vota.

Qe çka është politika e vjetër. Shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, pa problem, nëse nuk e bojnë kuorumin për Vjosën presidente.

Le të marrin masandej edhe Grenellin këto partitë e vjetra edhe le t'hijnë bashkë me një listë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat