Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, Vjosa Osmani i humb dy deputetë - kjo është arsyeja

Aktuale

Zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, Vjosa Osmani i humb dy deputetë - kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:06
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në kabinetin e tij qeveritar, ka përfshirë edhe dy deputetët e listës së Vjosa Osmanit, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

E bija e heroit të kombit, Jusuf Gërvalla, Donika, do të mbajë pozitën e zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme.

Kurse Faton Peci, do të mbajë postin e Ministrit të Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë.

E zgjedhja e Gervallës dhe Pecit Ministra, nënkupton që ata kanë hequr dorë nga posti i deputetit, duke e lënë Vjosa Osmanin me vetëm 5 deputetë, nga 7 sa kishin fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tashmë deputet të listës së Vjosa Osmanit janë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica Xhelili, Jeta Statovci dhe Burim Karameta, shkruan “Bota sot”

E në rast se Vjosa Osmani zgjidhet presidente e vendit, atëherë lista e saj do të përfaqësohet me vetëm 4 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat