Bekim Haxhiu i thotë Kurtit: E ke gjetur për ministër të FSK-së një gjeneral te miqtë e tu në Norvegji, e jo te familja Jashari

Aktuale

Bekim Haxhiu i thotë Kurtit: E ke gjetur për ministër të FSK-së një gjeneral te miqtë e tu në Norvegji, e jo te familja Jashari

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:44
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Albin Kurtin për ekspozenë e tij.

Ai tha se nuk i ka vendosur logo të shtetit, por do të ishte mirë të paktën t’i vendoste logo të partisë.

“As logo të shtetit nuk i keni vendosur ekspozesë, t’ia vendosnit logon e partisë suaj. Përmbajtja e kësaj ekspozeje nuk ka të bëjë fare me qendrën e majtë”, tha ai.

Haxhiu tha se zgjedhja e Kurtit duhet të sqarohet nëse është valide dhe kushtetuese.

“Apo ndoshta është një manikacion me shku edhe një herë në zgjedhje, duke e shkelë Kushtetutën se keni një përvojë se gjatë mandatit të kaluar dy herë e keni shkelë Kushtetutën”, tha Haxhiu.

Ai më tej thumboi Kurtin edhe për ministrin e ri të FSK-së, Armend Mehaj, duke thënë se e ka zgjedhur këtë gjeneralë në Norvegji te miqtë, e jo dy gjeneral që i ka familja Jashari.

“Familja Jashari i ka dy gjeneralë aktivë, kam pritur njërin ta zgjedhës, por e kishte gjetur një gjeneral të miqtë e tu në Norvegji”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat