Fitim Haziri: Qeveria tanimë udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli

Aktuale

Fitim Haziri: Qeveria tanimë udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli

Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:25
Fitim Haziri dhe Albin Kurti

Para pak minutave është votuar në Kuvendin e Kosovës Qeveria e re.

Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Menjëherë pas votimit, deputeti nga radhët e VV-së, Fitim Haziri ka thënë se tashmë Qeveria do të udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli.

“Qeveria tanimë udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli. Urime për ditët e mira që po vijnë”, ka shkruar ai.

Me 67  vota për dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat