Lajçi i mllefosur me Haradinajn e Hoxhajn: Mos lashtë Zoti pa iu marrue more hileçarë!

Aktuale

Lajçi i mllefosur me Haradinajn e Hoxhajn: Mos lashtë Zoti pa iu marrue more hileçarë!

Nga: A.Morina Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:15
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar pas numrit të votave që mori Sllavko Simiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai mori gjithsej 91 vota, kurse Glauk Konjufca mori vetëm 69 si kryetar i Kuvendit.

Lajçi u shpreh i mllefosur, duke thënë se si patën zemër deputetët e Kosovës me votu Simiqin me 91 vota, e Konjufcën me 69!

“Edhe sa mija herë do me na dëshpërua Gjeneral Haradinaj për fotelet tua, e ti Enver i "Lirisë që ka emen" se s'po muj me vdekë prej patriotizmit tuej t'tepruem!”, shkroi Lajç në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nga shtrati i djersve

Ju s'e leni me dekë njeriun, Ju që thirreni n'atdhedashuni, trimni e istitucionalizëm e mua pak po m'duket ky covid që po ma merr frymën, me m'zhdukë krejtë!

E s'po mundem pa u shkrue:

- Mos lashtë Zoti pa iu marrue more hileçarë, po si patet zemër me votue nji Simiq me 91 votë e nji Glauk me 69?!

- Edhe sa mija herë do me na dëshpërua Gjeneral Haradinaj për fotelet tua, e ti Enver i "Lirisë që ka emen" se s'po muj me vdekë prej patriotizmit tuej t'tepruem!

Shkrova se vllau mërgimtar nga Wjena,Nazmir Alija i Kumanovës, m'thotë: po du me qajtë e s'po mundem e zemra po me coptohet kur po shoh ç'po bahet n'Kosovën e mjerueme skajshmërisht!

M'falni, por tani edhe unë jam keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat