Media serbe e kryqëzojnë keq Rada Trajkoviqin: Ajo ia uron fitoren njeriut që përfaqëson Shqipërinë e Madhe

Aktuale

Media serbe e kryqëzojnë keq Rada Trajkoviqin: Ajo ia uron fitoren njeriut që përfaqëson Shqipërinë e Madhe

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:09
Rada Trajkoviq

Iu desh vetëm pak që mediat serbe të kapen me të.

Një status publik i Rada Trajkoviq ka bërë që mediat serbe t’i kapen keq asaj .

Rada sot ia uroi Albin Kurtit mandatin e kryeministrit.

Derisa këtë veprim në Serbi po e konsiderojnë si jo të drejtë.

Mediat atje, kanë publikuar një foto të Trajkoviq me flamurin shqiptar, duke thënë se ajo tash po e tregon dytyrën e saj të vërtetë.

Trajkoviq ka shkruar në postim se qytetarët e të gjitha grupeve etnike i kanë shpresat te Albin Kurti dhe premtimin e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë.

 “Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si kryeministër. Pas dy dekadash sundimi nga njerëzit që jetonin në të kaluarën, të cilët shfrytëzuan dobësitë tona dhe punuan për ndarje të mëtejshme, Kosova po fillon nga e para. Qytetarët e të gjitha grupeve etnike i kanë shpresat te ju, premtimin tuaj për drejtësi dhe barazi për të gjithë”, ka shkruar Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat