“Edhe këtë ditë e pritëm, Vuçiq ankohet se po shkelet Kushtetuta e Kosovës”

Aktuale

“Edhe këtë ditë e pritëm, Vuçiq ankohet se po shkelet Kushtetuta e Kosovës”

Nga: N.Sh Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:04
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është ankuar se në Kosovë po shkelet Kushtetuta.

Këtë deklaratë e ka bë ai pas formimit të Qeverisë Kurti, dhe marrjes së vetëm një ministrie nga Lista Serbe, duke kërkuar të marrin më shumë.

E këtë e ka komentuar Ehat Miftaraj nga IKD-ja.

Ai thotë se edhe këtë ditë e pritëm.

“Ai momenti kur Vuçiq ankohet se po shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. 

Edhe këtë ditë e pritëm.  Vuçiq në mbrojtje të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës. ?”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat