Ahmeti: Pas takimit me Osmanin, LDK vendos pozicionin e saj ndaj votimit të presidentes

Aktuale

Ahmeti: Pas takimit me Osmanin, LDK vendos pozicionin e saj ndaj votimit të presidentes

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:16
Imri Ahmeti dhe Lumir Abdixhiku

Sekretari i përgjithshëm LDK-së, Imri Ahmeti ka thënë se kryesia e LDK-së do të mblidhet pas takimit të Abdixhikut me Osmanin.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, Kryesia do të mblidhet dhe të vendos në lidhje me votimin ose jo të Osmanit për presidente.

”Kryesia e LDK-së i ka rikonfirmu besimin e plotë se kryetari Abdixhiku të bisedoj me pretendentën për president, nuk kemi një vendim zyrtarë të LDK-së, unë besoj se pas takimit të nesërm i cili është konfirmuar, kryesia e LDK-së do të mblidhet kryesia dhe do ta marr vendimin zyrtare me të cilin do ta informojë opinionin“, tha Ahmeti.

Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku takohen sot në orën 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat