Geci Geci fal një person në Gjykatë, tregon arsyet pse e bëri një gjë të tillë

Aktuale

Geci Geci fal një person në Gjykatë, tregon arsyet pse e bëri një gjë të tillë

Nga: N. H Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:55
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së dhe pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka treguar se në këto momente ka përfunduar një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Istog.

Në këtë seancë, Geci thotë ta ketë falur një person, i cili në të shkuarën përmes rrjeteve sociale ka dëmtuar ish-deputetin e Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Geci thotë se, pasi kërkim faljes publike para gjyqtarit dhe prokurorit ka vendosur që ta fal personin në fjalë.

Ja shkrimi i tij:

Të dashur miq,

Sot sapo përfundova një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Istog si i DEMTUAR, me një person që në faqe të ndryshme dhe me profile të rreme në fb shpifte dhe rrente jo vetëm për mua por edhe për të tjerë.

Më kërkoj falje publike para gjyqtarit dhe prokurorit dhe e FALA.

U betua para prokurorit, gjyqtarit dhe avokatit së tij se kurrë nuk do të merret me mua dhe familjen time dhe e FALA.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat