Ganimete Musliu e pyet Besnik Bislimin e VV-së:  A po mund flen?

Aktuale

Ganimete Musliu e pyet Besnik Bislimin e VV-së:  A po mund flen?

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:15
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka komentuar emrat e kabinetit të ri në Qeverinë Kurti 2.

Musliu në DPT te Fidani është tallur me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin duke pyetur se a po mund të fle, pasi ky i fundit gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se nuk po e zë gjumi për shkak se Vetëvendosja po rritet shpejt.

“A po mund flen? Në qeverisjen e kaluar nuk më ka lënë ndonjë përshtypje kushedi sa. Tash mbetet ta shohim. Nuk e di saktë cfarë detyra ka si zëvendëskryeministër i parë”, ka thënë Musliu.

Besnik Bislimi kishte deklaruar se mbështetja për Vetëvendosjen po rritet shumë dhe si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumë.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, kishte deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat