Deklarohen Deliu dhe Reçica – tregojnë a do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente

Aktuale

Deklarohen Deliu dhe Reçica – tregojnë a do ta votojnë Vjosa Osmanin për Presidente

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:31
Enver Hoxhaj

U.d. i detyrës kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi dje se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin Presidente.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe deputetët e tjerë të këtij subjekti politik.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha për Blic se PDK-ja e ka dhënë qëndrimin e saj politik dhe se Kosova në këto momente ka nevojë për një President që nuk është përçarës.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë partiak e politik, mendoj se Kosovës para se gjithash i duhet një president konsensual dhe aspak politik. Ne kemi pasë në të kaluarën shumë kritika prej partive të cilat sot po kërkojnë votën për Presidentin. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë me pas një president që nuk është përçarës dhe e ndihmon interesin e shtetit të Kosovës”

Tutje Deliu duke folur edhe për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit theksoi se brenda partisë duhet një reformim dhe hapje për kuadro të reja.

“Ne jemi çdo ditë në takime të partisë për me pa mundësinë e hapjes dhe kthimit të kuadrove të të rinjve dhe të rejave dhe veçanarisht grave. Jemi të vetëdijshëm që duhet një punë në proces të reformimit, në proces të ruajtjes së kuadrove dhe hapjes së PDK-së për kuadro të reja. Partia Demokratike e Kosovës ka nevojë që të jetë e fortë në kuadrot e saj, dhe ma shumë se kurrë jemi duke punuar në këtë proces sepse jemi të vedijshëm se duhet shumë angazhim në këtë drejtim”

Edhe deputeti tjetër që vjen nga radhët e PDK-së Elmi Reçica, tha se nuk ka votë për Vjosa Osmanin presidente.

Reçica theksoi se ai mban të njëjtin qëndrim që është vendosur në Këshillin Drejtues të partisë.

“PDK-ja e ka një qëndrim, Këshilli Drejtues e ka marrë një vendim dhe e ka votuar, e ka prezantuar kryetari në detyrë i partisë, zoti Hoxhaj që PDK-ja nuk voton Presidente partiake. Patjetër që edhe unë ndaj të njëjtin qëndrim ” tha Reçica shkurt.

UD i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj realizoi ditë më parë një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente Vjosa Osmani, takim nga i cili nuk pati asnjë rezultat.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës nuk mori një rezultat të mirë duke u renditur subjekti i dytë politik me 148285 vota apo 17 % që përkthehet në 19 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat