Vdekja e Rasim Thaçit- Cimës, flet mjeku nga Intenziva

Aktuale

Vdekja e Rasim Thaçit- Cimës, flet mjeku nga Intenziva

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:26
Cima

Aktori i humorit, Rasim Thaçi- Cima ka ndërruar sot jetë pas infektimit me Covid19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Nehat Baftiu nga Klinika Intenzive e QKUK-së.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv. Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë. Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar ai.

Vlen të përmendim faktin se Cima ka qenë i shtrirë tash e sa javë në QKUK pas infektimit me Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat