Vëllai i truprojës së vrarë të Ibrahim Rugovës akuzon rëndë LDK-në: Ju keni bashkëpunuar me...

Aktuale

Vëllai i truprojës së vrarë të Ibrahim Rugovës akuzon rëndë LDK-në: Ju keni bashkëpunuar me...

Nga: P.R Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:36
Besim Dajaku, truprojë e presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili u vra në një atentat më 19 tetor të vitit 2001.

Xhevat Dajaku, vëllai i Besim Dajakut, truprojës së presidentit historik, Ibrahim Rugova i cili u vra në një atentat më 19 tetor të vitit 2001, përmes një postimi në facebook ka drejtuar një mesazh të qartë ndaj LDK-së për votën ndaj Vjosa Osmanit për presidente.

“Nëse #VjosaOsmani nuk votohet për Presidente, atëherë do të bindem se 100% prej 99% sa jam i bindur - ju jeni bashkëpunëtorë të krimit e të hajnisë! Dhe do të quheni "VRASËSIT E PADUKSHËM" që edhe pse me vones, ju pamë ashiqare!!!!!...”, shkruan ndër tjerash Xhevat Dajaku, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

#VjosaOsmani Presidente

Mos na torturoni!

Ju që thirreni në emrin e votuesve, që zgërdhiheni para mediave, me ato buzëqeshjet cinike, injoruese, dominuese, s'jeni asgjë më shumë sesa torturues të vullnetit të mirë. Jeni torturues të së ardhmes, jeni torturues të perspektives; o jeni kolona e hijeve të zeza, që armët i keni të mbushura me demagogji, hipokrizi dhe mashtrim!

Ju keni votuar edhe kriminelë; ju keni bashkëpunuar ngushtë me ta; ju i shani ata ditën e çaraveshni me ta natën, thjesht jeni bashkëpunëtorë të nëntokës. Pikërisht për këtë qasje vendi ynë dhe njerëzit tanë po vuajnë. Ju milionerët e paqes dhe të luftës jeni edhe mjeshtër, na keni mashtruar përgjatë gjithë kohës, jeni sharë e keni nxitë përçarje dhe pastaj keni bashkëpunuar me e vjedhë këtë vend të Vogël që ma shumë është derdh gjak e lot sesa shi!...

Nëse #VjosaOsmani nuk votohet për Presidente, atëherë do të bindem se 100% prej 99% sa jam i bindur - ju jeni bashkëpunëtorë të krimit e të hajnisë! Dhe do të quheni "VRASËSIT E PADUKSHËM" që edhe pse me vones, ju pamë ashiqare!!!!!...

Zoti do të na ndihmojë kur ne e ndihmojmë veten!

Xh.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat