Limaj për Masakrën e Izbicës: Edhe 22 vjet më pas, kryesit e kësaj masakre ende nuk kanë dalë para drejtësisë

Aktuale

Limaj për Masakrën e Izbicës: Edhe 22 vjet më pas, kryesit e kësaj masakre ende nuk kanë dalë para drejtësisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:25
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ka kujtuar Maskrën e Izbicës që ndodhi 22 vjet më parë parë.

Limaj tha se edhe pas 22 vjete, kryerësit e kësaj masakre ende nuk kanë dal para drejtësisë.

Postimi i plotë:

“Sot u bën 22 vite nga masakra e Izbicës, ku forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mizorisht 147 shqiptarë të Kosovës, në mesin e tyre edhe fëmijë dhe pleq.Masakra e Izbicës zuri vend edhe në raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.Fatkeqësisht, edhe 22 vjet më pas, kryesit e kësaj masakre ende nuk kanë dalë para drejtësisë.Lavdi e përjetshme martirëve të vendit, i përjetshëm kujtimi për ta!” FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat