​Kosnett mirëpret arritjen e vaksinave të para antiCOVID-19 në Kosovë

Aktuale

​Kosnett mirëpret arritjen e vaksinave të para antiCOVID-19 në Kosovë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:20
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë.

Ai në një postim në Twitter ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, sonte në ANP ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinash në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat