Covid nuk njeh moshë, në javët e fundit kanë vdekur një 16 dhe një 21 vjeçare

Aktuale

Covid nuk njeh moshë, në javët e fundit kanë vdekur një 16 dhe një 21 vjeçare

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:16
Ilustrim

Në javët e fundit, në mesin e të vdekurve nga Covid-19, ishin edhe një 16 dhe 21 vjeçare.

Humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima, të premten humbi betejën më COVID-19 në moshën 71 vjecare.

Por, Cima nuk ishte aktori i vetëm që humbi jetën nga virusi korona, pas shtimit të rasteve pozitive, në fillim të vitit 2021.

Ndonëse në moshë shumë më të re, vdekjes nuk i shpëtoi, as aktori shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.

Ahmeti, që u bë i njohur me rolin e profesorit në njërin nga serialet vendore, ndërroi jetë të enjten e kaluar, nnë moshën 46 vjecare.

Ndërkohë, Cima e Ahmeti, nuk ishin dy vdekjet e vetmë në javët e fundit.

Covid 19, nuk kurseu as të rinjtë.

Në javën që e lamë pas, Valbona Fejzullahu 21 vjecare, humbi jetën pasi u infektua me këtë virus.

Ndërsa disa ditë me herët, fat të njëjtë, kishte edhe një 16 vjecar nga Vitia.

Ndërkohë, vdekjes nuk i shpëtoi, as një lehonë 41 vjecare, i cila ndërroi jetë në njësinë e mjekimit intensiv në QKUK.

Kurse pasi që doli pozitive, ndërroi jetë në moshë të re, edhe referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Baqaj.

Në total deri me tani në vend numri i vdekjeve nga virusi korona, ka shkuar në 1 mijë e 840 raste.

Ky virus i rrezikshëm deri më tani në Kosovë ka prekur një numër të madh të njerëzve ndërsa u ka marrë jetën 1.840 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat