Bahtiri viziton Konjufcën: Jam i bindur se do të jetë shembull se si udhëheqet Kuvendi

Aktuale

Bahtiri viziton Konjufcën: Jam i bindur se do të jetë shembull se si udhëheqet Kuvendi

Nga: A.SH Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:55
Foto nga takimi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar sot kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Ai shprehet i bindur që, ai do të jetë shembull se si udhëheqet Kuvendi dhe ushtrohen me përgjegjësi detyrat e Presidentit të Kosovës.

Postimi në Facebook:

Kisha kënaqësinë që së bashku me nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, ta vizitoj Kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca, të cilit i uruam për detyrën e re.

Jam i bindur se miku im i çmuar Glauk Konjufca, do të jetë shembull se si udhëheqet Kuvendi dhe ushtrohen me përgjegjësi detyrat e Presidentit të Kosovës.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat