​Votimi i Osmanit, Abdixhiku tregon nëse do të përjashtohet Veliu nëse nuk qëndron në sallë

Aktuale

​Votimi i Osmanit, Abdixhiku tregon nëse do të përjashtohet Veliu nëse nuk qëndron në sallë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:26
Agim Veliu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur rreth asaj nëse do të përjashtohet nga partia Agim Veliu në rast se ky i fundit nuk do të qëndrojë në sallë në momentin e votimit të Vjosa Osmanit presidente.

Ai në Debat Plus ka thënë se “nuk kemi njerëz për të humbur e për të përjashtuar”.

“Qëndrimet e brendshme i mbajmë brenda familjes tonë. Nuk është hera e parë që ka pasur vendim të kryesisë e nuk është respektuar nga deputetët. Nuk e di kur është koha që të përfundojë kjo. Nuk kemi njerëz për të humbur e për të përjashtuar. Jemi të pakët në numër këtë herë dhe në këtë vijë do të duhej të ishim të bashkuar”, ka thënë Abdixhiku.

Ndryshe, Abdixhiku i cili mori udhëheqjen e partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës për shkak të humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, tha sot më herët se kanë vendosur që LDK të merr pjesë në votimin e presidentit, në këtë rast të Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat