Analisti Shala lavdëron Abdixhikun: Bravo Lumir - ia ka kaluar PDK-së për nga fuqia politike në popull

Aktuale

Analisti Shala lavdëron Abdixhikun: Bravo Lumir - ia ka kaluar PDK-së për nga fuqia politike në popull

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:12
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Analisti Krenar Shala, ka bërë një koment pas vendimit të kryetarit të LDK-së, për të qëndruar në Kuvend, në ditën kur do të votohen presidenti.

Shala ka thënë se me këtë vendim ka kaluar PDK-në për nga fuqia politike, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Krenar Shala

Bravo Lumir! Potezi i jot edhe i partisë ia ka kalu PDK-së për kah fuqia politike në popull (megjithëse jo në Kuvend). Jeni tashmë partia e dytë.

A po e vëreni se pse ndryshimi me 14 shkurt prodhoi dimension multiplikativ pozitiv? Përpos që ja u ktheu shpresën qytetarëve, e detyroi edhe LDK-në me e shmang trajektoren që e kishte marr për më shumë se një dekadë udhëheqësia e vjetër.

Tash populli e ka shti LDK-në me i hi trajektores edhe për interes të shtetit, por edhe për interes të partisë, nga një trajektore që punojke kundër interesit të shtetit por edhe kundër interesit të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat