“Ka pesë plumba në trup por e fitoi betejën me COVID”: Kjo është historia e rrallë e veteranit të UÇK-së

Aktuale

“Ka pesë plumba në trup por e fitoi betejën me COVID”: Kjo është historia e rrallë e veteranit të UÇK-së

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:55
Hajzer Duraku

Hajzer Duraku ka marrë 5 plumba gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, të cilat, edhe sot i mban në trup. 79-vjeçari jeton në fshatin Skënderaj në Mitrovicë.

Ai thotë se plumbat që ka në trup, po t’i prekësh me dorë mund t’i dallosh.

Formula sekrete e hollimit. Humbni 12 kg në 7 ditë.

“I kam marrë plumbat në bel dhe në krah, i kam ende. Po t’i prekësh me dorë e dallon”.

Hajzeri tregon se në fillim nuk kishte mundësi për t’i hequr ndërsa tani, po t’i heqë do të ketë më shumë probleme.

Djali i tij, Isa Duraku ishte 15 vjeç, kur babai u plagos nga forcat armike.

“Babai ka qenë me komandandin, unë isha pas tyre, nuk e pashë, pastaj kur duhet të fshiheshim, i thashë babit ec më shpejt, më tha nuki mundem se më kanë prekur plumbat. U larguam në një fshat tjetër, derisa një dentist ia pastroi plagët. Tani është mirë, kur ndryshon moti, e ndjen më shumë”, ka thënë ai.

Me humor, Isai tregon rastet kur babai udhëton jashtë shtetit dhe paisja e kontrollit ndez sinjalin, për shkak të metaleve(plumbave), që ka brenda në trup.

“Kur kemi shkuar në Zvicër, nuk kalon dot te qendra e kontrollit, derisa i tregon se ka qenë në luftë dhe ka plumba”.

Dikush që ka jetuar mbi 20 vite me plumba në trup, duket e logjikshme që edhe betejën me koronavirusin do ta fitonte.

“E ka kaluar Covid 19 dhe as nuk e ka ndjerë”, thotë djali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat