Baza ushtarake alarmoi Serbinë, Bahtiri i reagon Vuçiqit: Tërhiqe deklaratën e sotme

Aktuale

Baza ushtarake alarmoi Serbinë, Bahtiri i reagon Vuçiqit: Tërhiqe deklaratën e sotme

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:33
Agim Bahtiri

Kyetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i ka reaguar presidentit serb Aleksdandar Vuçiq, për bazën ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës.

Bahtiri i ka thënë Vuçiqit, se ai nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Mitrovicës dhe të Kosovës dhe se ndërtimi i kësaj baze nuk është provokim, përcjell Bota sot.

Ai ka ftuar presidentin serb që ta tërheq deklaratën e sotme dhe të veprojë në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës.

Reagimi i Bahtirit në Facebook:

Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, e sidomos në punët komunale të Mitrovicës.

Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërrnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenojë sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t'i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës tonë.

Ka perënduar koha e ndërhyrjes në punët e shtetit dhe komunës tonë të pasardhësve politikë të Millosheviqit, të cilët në vend se të kujdesen për mirëqenien e banorëve të Serbisë dhe demokratizimin e shtetit të tyre, tentojnë të përzihen dhe bëjnë obstruksione të ndryshme për ta prishur rendin demokratik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje ta tërheq deklaratën e sotme dhe veprojë në drejtim të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse vetëm kështu mund t'i shërbej shtetit të vet dhe gjithë rajonit.

Vendimin i Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhënien e 191 hektarë tokë për bazën ushtatake të FSK-së, ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe si komunë jemi shumë krenar për këtë vendim të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat