Tahiri i AAK-së: Nuk i nënshtrohemi qasjes totalitare të Qeverisë Kurti

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Nuk i nënshtrohemi qasjes totalitare të Qeverisë Kurti

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:03
Besnik Tahiri

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur të papranueshëm ndryshimin e amandamentimit të Ligjit për Zgjedhje pasi sipas tij ky Ligj është baza e demokracisë dhe i njëjti siç thotë Tahiri po e konfirmon qasjen totalitare të qeverisë Kurti.

“Partitë politike nuk janë konsultuar dhe nuk kanë pasur asnjë paralajmërim paraprak. Ligji për zgjedhje që është baza e demokracisë, e konfirmon një qasje totalitare”, tha Tahiri para medieve.

Ai thirrjen e seancës për ndryshimin e këtij Ligji e ka quajtur arrogancë të qeverisë, pasi sipas tij, Kosova tani për tani prioritet duhet ta ketë menaxhimin me pandeminë dhe vaksinimin e popullatës.

“Vetëm në sisteme totalitare nxirren për ndryshime një Ligj që e siguron të drejtën themelore. Është plotësisht e papranueshme që në këso rrethana po ballafaqohet Kuvendi dhe partitë politike. Kjo e konfirmon konstatimin tonë  se ndjenja e dominimit dhe arroganca po vërtetohen sot me sjelljen e këtij Ligji për ndryshim. Kosova ka për prioritet pandeminë dhe vaksinat, e jo këtë Ligj”, tha Tahiri.

Tahiri tha se partia prej nga ai vjen, nuk do t’i nënshtrohet asnjë shantazhi.

“Ne si AAK në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi asnjë shantazhi. Nuk ka asnjë logjikë demokratike dhe procedurale që një Ligj të sjellët për ndryshim pa punuar me partitë politike”, u shpreh Tahiri.

Seanca e thirrur nga Vetëvendosje për ndryshimin e amandamentimit të Ligjit për Zgedhje pritet të fillojë tani në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat