Duda Balje publikon foto me Vjosa Osmanin, ja çka paralajmëron

Aktuale

Duda Balje publikon foto me Vjosa Osmanin, ja çka paralajmëron

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:31
Vjosa Osmani dhe Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin.

Ajo ka thënë se është në pritje “madhështore” të votimit të Osmanit si presidente, përcjell Bota sot.

“Si gjithherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Seanca për votimin e presidentit, pritet të mbahet pas seancës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat