Pasi u tha se u mundësohet 350 mijë serbëve të votojnë në Kosovë – reagon ashpër Miftaraj

Aktuale

Pasi u tha se u mundësohet 350 mijë serbëve të votojnë në Kosovë – reagon ashpër Miftaraj

Nga: N. H Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:06
Kuvendi i Kosovës

U raportua se në rast të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje u mundësohet 350 mijë serbëve të votojnë në Kosovë.

Në lidhje me këtë ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ai e ka quajtur të pavërtetë këtë informacion, ndërsa ka thënë se maksimumi që serbët mund të votojnë në Kosovë dhe Serbi me këta numra, mund të jenë 65 deri 70 mijë.

Ja reagimi i tij:

Pasi kaloi histeria dhe iniciativa kot e VV lidhur me ligjin për zgjedhjet, duhet mu sqaru dhe demantu edhe lajmet FAKE se me këtë ligj iu mundësohet 350 mijë serbëve në Serbi me votu.

Në skenarin më të mirë, në vitin 1999 në Kosovë kanë jetuar 170 mijë serbë, prej tyre sot në Kosovë jetojnë 70 mijë. 20 deri 30 mijë kanë qenë kolonë nga Bosna dhe Kroacia. Me siguri 20 deri 30 mijë kanë vdekur në 21 vite. Me logjiken se në zgjedhjet e fundit kanë votuar 45 mijë serb në Kosovë dhe me vota të ardhur nga Serbia, maksimumi që serbët mund të votojnë në Kosovë dhe Serbi me këta numra, mund të jenë 65 deri 70 mijë.

Për inate politike dhe partiake të brendshme mos të kalkulojmë dhe shpërndajmë informata të rrejshme që shkojnë kundër shtetësisë së Kosovës.

P.S. Mërgatës duhet me iu mundesu me votu në ambasada dhe konsullata. S’ka dilemë. Sado të jetë më e lehtë dhe më e qasshme për ta me shfrytëzu të drejtën kushtetuese me votu me më pak shpenzime duhet analize e thukte, koordinim dhe bashkëpunim me opozitën, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.

Ligji për zgjedhjet në një vend demokratik është baza e demokracisë. Militantët që nuk arsyetojnë dhe skanë pike morali në politikë edhe nuk e kuptojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat