“Vjosa presidente ose 500 mijë vota në zgjedhje”, zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Aktuale

“Vjosa presidente ose 500 mijë vota në zgjedhje”, zyrtari i LDK-së i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:36
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryeministri Albin Kurti, në mëngjesin e sotëm ka paralajmëruar partitë opozitare se ose duhet ta votojnë Vjosa Osmanin presidente, ose vendi do të shkoj në zgjedhje.

Përmes një postimi të gjatë, Kurti ka shkruar se nuk janë të interesuar ta çojnë vendin në zgjedhje, por duan ta zgjedhin Presidentet.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

E këtë deklaratë të kryeministrit e ka komentuar zyrtari i LVV-së, Florian Dushi.

Ai thotë se Kurti mund t’i marr 500 mijë vota në zgjedhje, por prap mbetet i njëjtë.

Sipas tij, ai mbetet i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë.

“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë!

Ti prap improvizon diçka sa për t'u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, shkruan Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat